Dhunohet një e mitur në Fushë-Kosovë, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një e mitur është dhunuar gjatë së martës në Fushë-Kosovë, shkruan Zeri.info.
Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Dhunim
Fushë-Kosovë, 10.11.2026 – Koha NN. Dyshohet se viktima e mitur, femër kosovare, është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në strehimore. Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. /Zëri