Toni Kroos dyshon në stilin e lojës së Barcelonës: Nuk do ta fitojë Ligën e Kampionëve

Ish-mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka analizuar mënyrën e lojës së Barcelonës, duke vënë në pikëpyetje sigurinë e repartit defensiv të skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick.

Gjermani thekson se Barcelona rrezikon shumë me vijën e lartë mbrojtëse, pasi nuk ka futbollistë të mjaftueshëm që mund të përballojnë situatat kur kundërshtarët depërtojnë pas mbrojtjes.

Sipas Kroosit, Pau Cubarsí është mbrojtësi më i mirë i katalanasve dhe ka cilësitë e nevojshme për të fituar duele individuale.

Megjithatë, ai ka dyshime për pjesën tjetër të repartit defensiv, duke përmendur futbollistë si Joao Cancelo dhe Gerard Martin.

Ish-futbollisti madrilen mendon se kundërshtarët mund ta shfrytëzojnë hapësirën e madhe që krijohet pas mbrojtjes së Barcelonës, veçanërisht kur arrijnë ta kalojnë presionin e parë. /Zëri