Çitaku takon të ngarkuarën me punë të SHBA-së, diskutojnë për zhvillimet politike dhe integrimin euroatlantik
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Sipas njoftimit të PDK-së, në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës.
Çitaku ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve për forcimin e shtetësisë, zhvillimin demokratik dhe avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
Në përfundim të takimit, Çitaku ka ritheksuar gatishmërinë e PDK-së për të kontribuuar në proceset me interes shtetëror dhe për të bashkëpunuar ngushtë me partnerët amerikanë në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe integrimit euroatlantik të Kosovës. /Zëri