Ndërpritet seanca fillestare për rastin e Diana Kastratit
Seanca e shqyrtimit fillestar për rastin e vrasjes së Diana Kastratit është ndërprerë me kërkesë të palës së mbrojtjes.
Seanca e radhës është caktuar për më 23 dhjetor.
Në fillim të seancës avokati i të akuzuarit, Adonon Jashari, u ankua për mostrajtim të duhur si palë në procedurë.
Ai ka thënë se aktakuzën e ka marrë sot nga Gjykata, e cila daton nga viti 2023.