Theret me thikë një person në Gjakovë, dërgohen në mbajtje tre të dyshuar

Një vrasje në tentativë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në “Rrugën UÇK”, në qytetin e Gjakovës, raporton Zeri.info.

Sipas Policisë së Kosovës, një person është therur me thikë dhe i njëjti për shkak të plagëve të marra është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas mjekëve, viktima është jashtë rrezikut për jetën, përderisa Policia ka arritur të arrestojë dhe të dërgojë në mbajtje tre të dyshuar.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Vrasje në tentativë

“Rruga UÇK”, Gjakovë, 09.11.2026 – 08:00. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore, pasi dyshohet se është qëlluar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë. Pas hetimeve të zhvilluara, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Zëri