Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një person në Vitomiricë të Pejës, Policia nis hetimet

Një person është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij në fshatin Vitomiricë të Pejës, raporton Zeri.info.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, viktima është raportuar në Polici nga familjarët e tij, pasi, siç bëhet e ditur, të njëjtit përmes dritares e kanë vërejtur të shtrirë në tokë.

Policia bën të ditur se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), përderisa tashmë kanë nisur edhe hetimet mbi këtë rast.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Hetim i vdekjes

Fsh. Vitomiricë, Pejë, 09.11.2026 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, përmes dritares, nga disa familjarë të tij ishte vërejtur i shtrirë në shtëpinë e tij. Njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri