Zyrtare: Ballkani ndërpret bashkëpunimin me trajnerin, Sami Sermaxhaj
FC Ballkani ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin, Sami Sermaxhaj.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, transmeton “Zëri”.
Siç njofton klubi, vendimi erdhi me marrëveshje të dyanshme, teksa klubi e falënderon për kontributin e dhënë gjatë periudhës së bashkëpunimit.
Postimi i plotë:
Me marrëveshje të dyanshme, FC Ballkani dhe trajneri Sami Sermaxhaj kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin.
Klubi e falënderon trajnerin për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së bashkëpunimit.
Samiut i urojmë shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij!
Faleminderit, Sami! /Zëri