Foda: Kam biseduar me Lutfi Dalipin, shpresoj të vendosë për Kosovën

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, duke folur në konferencë për shtyp, ka konfirmuar se ka kontaktuar me Lutfi Dalipin.

Foda u shpreh se ka pasur kontakte me talentin e Vaduzit, ku u theksoi se ai ende nuk ka vendosur se kë të përfaqësojë, ku shpreson se do të vendosë për Kosovën.

“Po, kam pasur kontakte me Lutfi Dalipin. Kam biseduar me të. Ai ende nuk ka vendosur se kë të përfaqësojë. Të shohim, shpresoj të vendosë për Kosovën”, u shpreh Foda. /Zëri