Foda: Përveç ndeshjeve aktuale, po përgatitemi edhe për kualifikimet në Kampionatin Evropian

Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka folur në konferencë për shtyp për planet afatgjate të Kombëtares.

Foda konfirmoi se përveç përgatitjeve për ndeshjen e radhës, stafi teknik po punon edhe për të ardhmen e ekipit.

“Është e rëndësishme që kemi disa mundësi edhe për ndeshjet e ardhshme. Megjithatë, duke pasur parasysh skuadrën, ne nuk përgatitemi vetëm për ndeshjet aktuale, por edhe për vitin e ardhshëm dhe kualifikimet për Kampionatin Evropian”.

“I përcjellim të gjithë lojtarët, edhe ata që aktivizohen në ligat ndërkombëtare. Është e rëndësishme t'i ndjekim edhe talentët e rinj. Ne punojmë së bashku për t'i arritur këto objektiva", deklaroi Foda. /Zëri