Alarm në Napoli, De Bruyne mund të largohet që në janar!

Kevin De Bruyne mund të largohet nga Napoli vetëm një vit e gjysmë pas transferimit nga Manchester City.

Sipas raportimeve të mediave italiane, mesfushori belg nuk është përshtatur plotësisht me futbollin italian dhe largimi i tij në afatin kalimtar të janarit po bëhet një mundësi reale.

De Bruyne pati një sezon të parë të vështirë, të ndikuar edhe nga një dëmtim i rëndë muskulor në tetor të vitit 2025 dhe raportet e tensionuara me trajnerin e atëhershëm Antonio Conte.

Situata është përmirësuar këtë sezon nën drejtimin e Massimiliano Allegrit, por sipas gazetës 'Il Mattino', belgu ka pasur mosmarrëveshje edhe me disa bashkëlojtarë.

Edhe pse kontrata e tij me Napolin është e vlefshme deri në qershor të vitit 2027, klubi mund të shqyrtojë mundësinë e ndarjes që në janar.

Vështirësitë e skuadrës në kampionat dhe Evropë, si dhe nevoja për përforcime, mund ta shtyjnë drejtuesit të rishikojnë të ardhmen e një prej lojtarëve më të njohur të ekipit.

Sipas raportimit, ekziston mundësia e një marrëveshjeje mes palëve për ndërprerjen e bashkëpunimit para përfundimit të kontratës. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë vendim zyrtar për largimin e belgut. /Zëri