Rumen Rumenov fiton turneun tradicional “Adem Jashari”

Boksieri nga Bullgaria, Rumen Rumenov, është shpallur boksieri më i mirë i turneut të 28-të tradicional ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari”, i cili është mbajtur sot në Prishtinë.

Ky turne, që tashmë është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme të boksit në vend, edhe në edicionin e sivjetmë ka sjellë përballje interesante dhe duele mjaft të forta në ring.

Përveç garës interesante, në përfundim të turneut janë ndarë edhe çmimet individuale për boksierët që u dalluan me paraqitjet e tyre.

Më të dalluarit e turneut “Adem Jashari”:

Boksieri më i mirë: Rumen Rumenov (Bullgari)

Boksieri më i mirë i huaj: Ivan Rajcic (Kroaci)

Boksieri Fair Play: Leutrim Berisha (Kosovë)

Çifti më luftarak: Lumturim Xhoxhaj – Bashkim Bajoku

Tekniku më i mirë: Emanuel Koço (Shqipëri)

Turneu “Adem Jashari” organizohet në nderim të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe mbetet një nga aktivitetet tradicionale të boksit në Kosovë.