Ronaldinho Day po afron, bileta deri në 150 euro për ta parë legjendën braziliane

Tifozët e futbollit do të kenë mundësinë ta shohin sërish Ronaldinhon në fushën e blertë.

Legjenda braziliane pritet të luajë me fanellën e Ravenna-s në derbin ndaj Forlit, më 15 nëntor, në një ndeshje që po cilësohet si një prej ngjarjeve më të veçanta në historinë e klubit.

Ravenna ka vendosur që kjo ndeshje të jetë “Dita verdhekuqe”, prandaj abonimet sezonale nuk do të vlejnë për këtë takim. Abonentët do të kenë përparësi në blerjen e biletave, me çmime dukshëm më të ulëta sesa ato për shitjen e lirë.

Për publikun e gjerë, çmimet në sektorët e zakonshëm shkojnë deri në 120 euro, ndërsa në tribunën e përkohshme R10 një biletë me shërbim hospitality kushton 150 euro. Shitja e lirë fillon të hënën, më 9 nëntor, në orën 15:00. /Zëri