Raphinha vazhdon me Barcelonën deri në vitin 2030
Raphinha do të vazhdojë të jetë pjesë e Barcelonës edhe për shumë vite.
Sulmuesi brazilian ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2030, ndërsa ceremonia zyrtare e nënshkrimit do të mbahet këtë të enjte, në prani të presidentit Joan Laporta.
Rinovimi vjen në një moment të jashtëzakonshëm për brazilianin, i cili po kalon një nga periudhat më të mira të karrierës.
Ai ishte protagonist edhe në fitoren 3-0 ndaj Aston Villas në Ligën e Kampionëve, ku realizoi dy gola.
Raphinha ka shënuar në tri ndeshje radhazi dhe ka realizuar nga dy gola në dy paraqitjet e fundit.
Me dy golat e fundit, braziliani ka arritur në kuotën e 23 golave në Ligën e Kampionëve me Barcelonën, duke u bërë golashënuesi i tretë më i mirë i klubit në këtë garë, së bashku me Robert Lewandowskin.
Përpara tyre janë vetëm Lionel Messi me 120 gola dhe Luis Suarez me 25.
Gjithashtu, Raphinha ka barazuar Ronaldinhon në numrin e golave me fanellën e Barcelonës, duke arritur në 94 realizime.
Këtë sezon ai ka shënuar 19 gola në 13 ndeshje zyrtare, duke konfirmuar rëndësinë e tij në projektin e Hansi Flickut. /Zëri