Raportohet për një rast të dhunimit në Ferizaj, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Një rast i dhunimit raportohet të ketë ndodhur më 27 tetor të këtij viti në Ferizaj, shkruan Zeri.info.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, i dyshuari fillimisht është shoqëruar në stacion policor dhe më pas, pas intervistimit, me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Dhunim

Ferizaj, 27.10.2026 - 19:00. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Zëri