Shiroka-Pula dhe Haxhiu vaksinohen kundër gripit sezonal
Presidentja Justina Shiroka-Pula, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, janë vaksinuar kundër gripit sezonal.
Haxhiu ka bërë të ditur se vaksinimin e kanë marrë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ndërsa ka ftuar qytetarët të vaksinohen për të ulur rrezikun nga gripi dhe komplikimet e tij.
Ajo ka theksuar se me rënien e temperaturave përhapja e gripit bëhet më e lehtë, ndërsa pasojat mund të jenë më të rënda për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.
“Vaksinimi kërkon vetëm pak minuta dhe ndihmon në uljen e rrezikut nga gripi dhe komplikimet që mund të shkaktojë, për ne dhe për njerëzit përreth nesh”, shkroi Haxhiu.
Ajo gjithashtu ka falënderuar personelin shëndetësor për punën e përditshme dhe shërbimin ndaj qytetarëve, duke theksuar se kujdesi për shëndetin është përgjegjësi e përbashkët. /Zëri