Rama reagon pasi LVV-ja dorëzoi në Prokurori kontratën për ndriçimin publik

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi Qendra e LVV-së në Prishtinë ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale një denoncim lidhur me kontratën për ndriçimin publik “Smart”, për të cilën pretendon se ka pasur keqpërdorime dhe dëmtim të buxhetit të Komunës së Prishtinës.

Rama këtë e ka quajtur “shou politik”, ndërsa ka thënë se asamblistët e LVV-së asnjëherë nuk kanë propozuar projekte në Kuvendin Komunal për të mirën e kryeqytetit, transmeton Zeri.info.

Reagimi i plotë i Ramës:

Vetëvendosja e Prishtinës i paska kapë do letra e paskan shku edhe sot me bo një SHOW POLITIK para Prokurorisë.

Votuesit tuaj ish dashtë me e pyet veten, a e keni pru najherë në Asamblenë e Kryeqytetit naj propozim në të mirë të qytetarëve të Prishtinës?

Apo keni hi n'asamble me e lujt hetuesin, prokurorin, gjyqtarin, policin, zëdhënësin?

Punoni, more, najsen!