Bllokohet përkohësisht hyrja në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë-Kosovë
Komuna e Fushë-Kosovës ka njoftuar se rruga “Hajrullah Zymi” do të jetë përkohësisht e bllokuar për shkak të punimeve për rregullimin e trotuareve dhe zgjerimin e rrugës ekzistuese.
Ndërkohë, dalja nga qendra do të vazhdojë të funksionojë normalisht.
“Në kuadër të projektit për rregullimin e trotuareve dhe zgjerimin e rrugës ekzistuese në rrugën ‘Hajrullah Zymi’, hyrja në këtë rrugë do të jetë përkohësisht e bllokuar. Ndërkohë, dalja nga qendra do të vazhdojë të funksionojë normalisht. Lusim qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik që të shfrytëzojnë hyrjet alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!”, thuhet në njoftim.