Shqetësim i madh për sulmuesin spanjoll pas përplasjes me kundërshtarin, klubi e konfirmon përkeqësimin e gjendjes së tij
Situata shëndetësore e Jesús de Miguelit është përkeqësuar. Sulmuesi i Tenerife, i cili pësoi një goditje të rëndë në kokë gjatë përballjes me FC Andorrën, ka shfaqur përkeqësim neurologjik, ka njoftuar klubi spanjoll.
Përplasja me portierin Jesús Owono ndodhi në fund të ndeshjes, duke shkaktuar shqetësim të madh te futbollistët dhe të pranishmit në stadium. De Miguel u trajtua fillimisht në fushë dhe më pas u dërgua me urgjencë në spital.
Tenerife ka bërë të ditur se do të publikojë informacione të reja për gjendjen e futbollistit gjatë orëve të ardhshme. /Zëri