Sot vranët dhe me shi, temperaturat deri në 8 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa në viset e larta parashihen reshje të përziera shiu dhe bore, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet e ditës do të arrijnë në 6 e 8 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 6 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit: