“Mosmirënjohja është fukarallëku ma i madh”, me kë e ka Leonora?
Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, ka tërhequr vëmendje së fundmi me një shkrim të publikuar në InstaStory.
“Mosmirënjohja është fukarallëku ma i madh i karakterit!!!”, shkroi ajo, duke përcjellë një mesazh mjaft të fortë.
Me pak fjalë, Leonora ka shprehur qëndrimin e saj ndaj mosmirënjohjes, por ka zgjedhur të mos japë asnjë detaj më shumë.
Këngëtarja nuk ka përmendur emra dhe as nuk ka zbuluar se çfarë e ka shtyrë ta bëjë këtë postim.
Megjithatë, mënyra sesi është shprehur lë të kuptohet se pas këtyre fjalëve qëndron një mesazh me peshë.
Se kujt i drejtohet dhe çfarë fshihet pas këtij reagimi, Leonora ka zgjedhur ta mbajë për vete, të paktën për momentin. /Prive By LS