Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt
Është konstituuar Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.
Komisioni kryesohet nga Burim Ramadani i Aleancës, ndërsa zëvendëskryetar është Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje.
Komisioni përbëhet nga 11 anëtarë dhe ka mandat maksimal prej gjashtë muajsh për të hetuar veprimet dhe mosveprimet e institucioneve në rastin e Arlinda Zekajt, si dhe trajtimin institucional të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje.
Kuvendi i Kosovës e kishte themeluar këtë komision më 29 tetor, me 90 vota për.
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.
Vetëm tri ditë para vrasjes, ajo u kishte dërguar letër institucioneve duke alarmuar se jeta e saj ishte në rrezik.