Raportohet se një baba dhe foshnja tremuajshe janë gjetur të vdekur në Gjilan
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në fshatin Demiraj të Gjilanit.
Burime të Gazetës Online Reporteri.net kanë bërë të ditur se një burrë dhe një foshnjë e gjinisë femërore (babë e bij), rreth tre muajshe, janë gjetur të vdekur në një shtëpi.
Deri më tani nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar në vdekjen e tyre.
“Zëri” ka dërguar pyetje në Polici, por deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk ka marrë përgjigje.