Bajrami akuzon Kurtin për shkelje të afatit ligjor: Buxheti fillimisht kaloi nëpër filtrin e partisë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Qeveria është e obliguar që Projektligjin për Buxhetin t’ia dorëzojë Kuvendit jo më vonë se më 31 tetor.
Bajrami tha se sot, që është 31 tetori, Projektligji për Buxhetin e vitit 2027 ende nuk është miratuar në Qeveri.
‘’ Kryeministri Kurti paska paralajmëru në Këshillin e Përgjithshëm të partisë së tij se buxhetin do ta miratojë të hënën, më 2 nëntor. Vitin e kaluar, pikërisht më 31 tetor, Kurti mburrej se po e miratonte buxhetin brenda afatit ligjor. Sivjet, paska vendosë me mburrje me e shkelë edhe këtë afat. Por, meqë tashmë veç kemi rrëshqitur në parti-shtet, buxheti i Republikës fillimisht ”kaloj” filtrin e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, pastaj do të miratohet në Qeveri dhe pas çdo afati ligjor do t’i dërgohet Kuvendit’’, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Buxheti i shtetit, së pari në parti e pastaj në institucione?!
Sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Qeveria është e obliguar që Projektligjin për Buxhetin t’ia dorëzojë Kuvendit jo më vonë se më 31 tetor.
Sot është 31 tetori, por Projektligji për Buxhetin e vitit 2027 ende nuk është miratuar në Qeveri. Kryeministri Kurti paska paralajmëru në Këshillin e Përgjithshëm të partisë së tij se buxhetin do ta miratojë të hënën, më 2 nëntor.
Vitin e kaluar, pikërisht më 31 tetor, Kurti mburrej se po e miratonte buxhetin brenda afatit ligjor. Sivjet, paska vendosë me mburrje me e shkelë edhe këtë afat.
Por, meqë tashmë veç kemi rrëshqitur në parti-shtet, buxheti i Republikës fillimisht ”kaloj” filtrin e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, pastaj do të miratohet në Qeveri dhe pas çdo afati ligjor do t’i dërgohet Kuvendit.
Ligji e përcakton rendin e institucioneve, por për Albin Kurtin partia s’pyet për ligj e afate ligjore, partia e përcakton rendin e gjerave.
Ndërsa për mbi 1 miliard eurot e paralajmëruara për investime kapitale do të flasim pasi ta shohim projektbuxhetin.
Me gjasë, kësaj radhe janë paraparë edhe paratë për kompaninë ndërkombëtare që Dimali ka planifiku me e angazhu për t’ia treguar sasinë dhe cilësinë e punimeve në Autostradën e Gjilanit, pasi janë shpenzuar rreth 80 milionë euro e rruga ende nuk ka përfunduar, si dhe për projektet e tjera rrugore që qeveria e LVV-së nuk po arrin t’i përfundojë assesi tash e gjashtë vjet.
Një gjë është me i nda 1 miliard euro në letër, e krejt tjetër me i shndërru ato në rrugë, shkolla, spitale e projekte të përfunduara.
Qytetarëve nuk u duhen miliarda në konferenca e mbledhje partiake. U duhen rezultate!
Qytetarëve u duhet siguri fizike e juridike, respektim i ligjit nga krerët e shtetit, sepse nëse Qeveria nuk i respekton ligjet dhe afatet ligjore, qysh ka me kërku këtë prej vartësve të vet?
Buxheti është i shtetit/qytetarëve, jo i partisë. Ligji dhe afatet ligjore vlejnë dhe duhet të respektohen edhe nga qeveritarët.
Askush mbi Ligjin!
Pëgjegjësi!