Sozia e Lamine Yamalit në Kolumbi, kolegët e ngacmojnë pas humbjes në El Clasico

Një punëtor i një mishtoreje në Kolumbi është bërë sensacion në internet për shkak të ngjashmërisë së madhe me Lamine Yamal.

I riu punon në qytetin Curumaní dhe në video shihet duke sistemuar mishin, ndërsa kolegët e tij e krahasojnë vazhdimisht me yllin e Barcelonës.

“E humbi El Clasicon, dha dorëheqje nga Barcelona dhe erdhi këtu të shesë mish”, ishte njëra prej batutave që shoqëroi videon virale.

Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërsa disa përdorues fillimisht menduan se bëhej fjalë për një video të krijuar me inteligjencë artificiale. /Zëri