ASK: Rritje e lehtë e çmimeve të prodhimeve bujqësore
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi për tremujorin e tretë të vitit 2026. Sipas ASK-së, çmimet e prodhimeve bujqësore kanë shënuar rritje të lehtë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025. të dhënat janë mbledhur në tregje, ferma dhe vende të tjera të grumbullimit të prodhimeve bujqësore.
"Në TM3 2026, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për (0,8 %), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025. Kurse, Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për(3,1 %),krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025. Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për(1,4 %), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025". njofton ASK.
Sipas ASK-së, prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale.
"Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë", njofton ASK.