Të shtëna armësh në drejtim të një shtëpie në Obiliq, gjenden tetë gëzhoja
Në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në drejtim të një shtëpie. Rasti ka ndodhur më 29 tetor, rreth orës 00:45.
Sipas raportit policor, ankuesi, një mashkull kosovar, ka deklaruar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij.
Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur dhe konfiskuar tetë gëzhoja të armës së zjarrit, teksa nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe përdorim i armës ose mjetit të rrezikshëm” dhe se është duke u hetuar.