Ish-bashkëshorti e largon nga shtëpia gruan bashkë me foshnjën, dërgohet në mbajtje

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se ka larguar nga shtëpia ish-bashkëshorten e tij së bashku me foshnjën.

Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 16:00, në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Prishtinë, 29.10.2026 – 16:00. Është raportuar se ish-bashkëshorti e ka larguar nga shtëpia e tij viktimën së bashku me foshnjën. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri