Humb jetën i riu që u aksidentua para disa ditësh, vëllai i aktorit të njohur
Berat Asllani, vëllai i aktorit të njohur Agan Asllani, ka humbur jetën ditë ditë pasi u aksidentua me motoçikletë.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur Agani, përmes një njoftimi prekës në rrjetet sociale.
“Me dhimbje të thellë dhe zemër të thyer, por me besim të plotë në caktimin e Allahut, njoftoj familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot u nda nga jeta vëllai ynë i dashur, Berat Asllani”, ka shkruar Agani.