Publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të Albert Sylajt [video]
I dyshuari për vrasjen e rëndë të Arlinda Zekajt, Albert Sylaj, është arrestuar mbrëmjen e së martës në Deçan.
Në pamjet e siguruara nga RTK-ja shihet momenti kur zyrtarët policorë arrestojnë Sylajn.
I dyshuari u lokalizua dhe u arrestua mbrëmjen e 27 tetorit në Deçan, rreth orës 23:40, pas një operacioni policor dhe bashkëpunimit me qytetarët.
Në operacionin për kapjen e tij kanë marrë pjesë njësi të shumta policore, duke përfshirë njësitin special FIT.
Rasti ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, si dhe thirrje për përgjegjësi institucionale dhe trajtim të rasteve të dhunës me seriozitetin e duhur.