Aksidenti afër bulevardit “Bill Clinton”, motoçiklisti mbetet i lënduar
Një aksident trafiku mes një motoçiklisti dhe një veture ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të bulevardit “Bill Clinton” në Prishtinë.
Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Prishtinën, ka konfirmuar për “Zërin” se motoçiklisti ka mbetur i lënduar.
“Ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë. Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime ka pësuar motoçiklisti”, ka thënë Pllana. /Zëri