Haxhiu dhe Davkova diskutojnë për mbështetje në rrugën euroatlantike

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut ka takuar presidenten e këtij vendi, Gordana Siljanovska-Davkova.

Haxhiu ka thënë se në takim kanë diskutuar për marrëdhëniet e mira fqinjësore, situatën e sigurisë dhe rrugën euroatlantike.

“Biseduam për marrëdhëniet e mira fqinjësore, që mbështeten në respektin e ndërsjellë. Lidhjet e gjalla dhe të çmueshme ndërmjet qytetarëve tanë janë pasuria më e madhe e këtyre marrëdhënieve. Diskutuam gjithashtu për sigurinë në rajon dhe për rrugën euroatlantike të dy vendeve. Kosova e përkrah përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian dhe e vlerëson mbështetjen e saj për integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike”, shkroi Haxhiu në Facebook.

Gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, Haxhiu ka takuar edhe homologun, Afrim Gashi.