Ministria e Arsimit hap thirrjet për pesë skema të bursave studentore
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur thirrjet për pesë skema të bursave, përmes të cilave synohet të ofrohet mbështetje financiare për studentët.
Sipas njoftimit, bursat përfshijnë kategori të ndryshme të studentëve, si në universitetet publike në Kosovë, ashtu edhe ata që ndjekin studimet jashtë vendit.
– Bursa elitare për studentët e universiteteve publike (baçelor dhe master) dhe studentët me aftësi të kufizuar – 1000 euro;
– Bursa për vajza në STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë) – 1000 euro;
– Bursa për studentët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian – 1000 euro;
– Bursat për studentët e nivelit baçelor jashtë vendit – deri në 5000 euro;
– Bursat për studentët e nivelit master jashtë vendit – deri në 7000 euro.