Tronditëse: Barcelona nuk beson se Yamali do ta fitojë Topin e Artë
Në Barcelonë ekziston frika se Lamine Yamal mund të mbetet pa Topin e Artë 2026, me Harry Kanen, që shihet si kandidati më i afërt për ta fituar çmimin.
Sipas “Goal.com”, duke iu referuar “Cadena SER”, në klubin katalonjas ka ndjesinë se sulmuesi i Bayern Munichut është favorit për triumfin në ceremoninë, që mbahet sonte në Londër.
Kane vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ndërsa Yamali shpreson të fitojë çmimin pas vendit të dytë vitin e kaluar, kur u mposht nga Ousmane Dembele.
Kylian Mbappe është gjithashtu në garë, ndërsa fituesi do të shpallet gjatë ceremonisë. Deri atëherë parashikimet mbeten vetëm spekulime dhe jo konfirmim i rezultatit. /Zëri