Rodri mesazh bashkëlojtarëve para “El Clasicos”: Mos e nënvlerësoni Real Madridin
Mesfushori i Barcelonës, Rodri, ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij që të mos e nënvlerësojnë Real Madridin para El Clasicos së kësaj të diele në Spotify Camp Nou.
Reprezentuesi spanjoll beson se madrilenët mbeten kundërshtarë të rrezikshëm, pavarësisht formës që po kalojnë, duke theksuar se Barcelona duhet të paraqitet në nivelin më të lartë për të siguruar fitoren.
“Ata nuk na mashtrojnë, ose të paktën mua nuk më mashtrojnë”, deklaroi Rodri për ESPN, kur u pyet nëse Real Madridi mund t’i bëjë rivalët të besojnë se është më i dobët sesa është në të vërtetë.
“Unë i njoh mirë lojtarët e Real Madridit prej shumë vitesh, pasi kam luajtur kundër tyre në shumë ndeshje me eliminim direkt”.
“Real Madridi është gjithmonë një kundërshtar shumë i fortë, pavarësisht formës që po kalon apo rrethanave që e rrethojnë”, theksoi mesfushori.
Rodri foli edhe për synimet e tij te Barcelona, duke nënvizuar se dëshiron të kontribuojë me përvojën, lidershipin dhe cilësitë teknike, si dhe t’i ndihmojë bashkëlojtarët të përballojnë momentet e vështira gjatë ndeshjeve.
Përndryshe, Barcelona ka aktualisht pesë pikë më shumë se Reali në La Liga, ndërsa kanë rastin e artë për t’u shkëputur në kampionatin spanjoll.
Statistikë, mungesat, formacionet e mundshme dhe parashikim: Gjithçka që duhet të dini për “El Clasicon”
Ndërkohë, klubi madrilen po kalon një formë të mirë këtë muajin e fundit në aspektin sportiv dhe kërkojnë “hakmarrje” ndaj katalunasve.