Vdes një person në Prishtinë, Policia jep detaje
Një person ka vdekur në QKUK, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur dje (e enjte) në orën 21:19.
Vdekjen e të njëjtit e ka konstatuar ekipi mjekësor, kurse me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Prishtinë, 22.10.2026 - 21:19. Raportohet se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore dhe më vonë vdekjen e të njëjtit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Zëri