Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Qamil Halili
Ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Qamil Halili nga fshati Llapqevë.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët dhe bashkëluftëtarët e të ndjerit.
Varrimi i Qamil Halilit do të bëhet të premten, më 23 tetor 2026, në orën 16:00, në varrezat e fshatit Llapqevë.
Familjarët dhe bashkëluftëtarët do t’i japin lamtumirën e fundit veteranit të UÇK-së.