Çmenduri për Messin në Oviedo, 4.700 bileta u rezervuan për 13 minuta

Lionel Messi do të mbërrijë këtë të enjte në Oviedo për të marrë çmimin “Princesa de Asturias” për sportin, për vitin 2026.

Interesi për ta parë argjentinasin ka qenë i jashtëzakonshëm.

Sipas Mundo Deportivo, 4.700 biletat falas për takimin e tij me publikun u rezervuan brenda vetëm 13 minutash.

Messi do të takohet me fëmijë dhe të rinj në Pallatin e Sporteve në Oviedo, të enjten në orën 17:30. Të premten, në orën 18:30, ai do të marrë çmimin në ceremoninë që do të mbahet në teatrin "Campoamor".

Vlerësimi i është dhënë për karrierën e tij të jashtëzakonshme dhe kontributin humanitar në mbështetje të fëmijëve në nevojë. /Zëri