Ekstradohet nga Kosova për në Suedi një person i kërkuar me urdhërarrest

Policia e Kosovës ka njoftuar se është ekstraduar nga Kosova për në Suedi, një shtetas i Mbretërisë së Suedisë, pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Suedisë, i përfshirë në vepra të rënda penale lidhur me narkotikët.

Në njoftim thuhet se ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë.

“Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore,  shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftim.