Apeli refuzon ankesën e mbrojtjes së Gani Gecit për lirim nga paraburgimi
Gjykata e Apelit e ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së Gani Gecit, ndaj vendimit për caktimin e paraburgimit nga Gjykata Themelore.
Mësohet se kërkesa e mbrojtjes ka qenë që të anulohet vendimi i Themelores dhe që Geci të lirohet.
Mbrojtja ka kërkuar që, nëse nuk aprovohet kërkesa për lirim, atëherë ajo masë të zëvendësohet me masën e ndalimit për t’ju afruar personit ose vendit të caktuar, raporton klankosova.
Por, Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e mbrojtjes, duke e vërtetuar vendimin e ankimuar.
Gani Geci është ndaluar më 13 tetor, pas ankesës së gazetarit Lirim Mehmetaj.
Më 14 tetor, Gecit iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.