Kuvendi mblidhet nesër, ky është rendi i ditës

Kuvendi i Kosovës, ka njoftuar ditën e nesërme do të zhvillojë seancë plenare duke filluar nga ora 10:00.

Në njoftimin për media njoftohet edhe rendi i ditës, ku mes tjerash pritet Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.

Komunikata:

Lënda: Njoftim

Data:  22 tetor 2026

Dita: E enjte

Seanca plenare

Vendi: Salla e seancave

Koha: 10:00

Rendi i ditës

1.    Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

2.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3.    Pyetjet parlamentare,

4.    Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës, 5.    Votimi i Propozimit të GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare