A po u vjen fundi kartonëve tradicionalë?, futbolli provon teknologjinë digjitale për ndëshkimet në fushë
Loja e futbollit ka ndërmarrë një tjetër hap drejt modernizimit teknologjik, duke testuar për herë të parë kartonët e verdhë dhe të kuq në formë digjitale në vend të atyre tradicionalë prej letre.
Testi i parë zyrtar u zhvillua më 15 tetor gjatë ndeshjes mes Nacionalit dhe Rentistasit në Kupën e Uruguait, ku gjyqtari kryesor Eduardo Varela përdori një pajisje elektronike për të sinjalizuar dhe regjistruar ndëshkimet disiplinore gjatë lojës.
Pajisja elektronike, e cila i ngjan një telefoni ose tableti të vogël, është projektuar për të lehtësuar punën e arbitrave dhe për të automatizuar procesin e protokollit të ndeshjes.
Përmes këtij sistemi, kartonët dhe përjashtimet regjistrohen menjëherë në sistemin COMET të Federatës Uruguaiane të Futbollit, ndërsa funksionon edhe pa lidhje me internetin (Wi-Fi) për të shmangur çdo ndërprerje gjatë lojës.