Mbyllen pjesët e para në Ligën e Kampionëve, PSG-ja në epërsi ndaj Barcelonës
Kanë përfunduar pjesët e para në shtatë ndeshjet që po zhvillohen në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kampionëve.
Në ndeshjet e së martës, që po luhen nga ora 21:00, ka disa befasi pas 45 minutave të parë.
Kryendeshja e natës së sontme dhe kësaj xhiroje, po luhet në stadiumin “Parkun e Princave”.
PSG-ja po i bën konak Barcelonës, teksa po e mposht 1-0 pas pjesës së parë.
Stuttgarti po fiton ndaj Atletico Madridit, derisa Napoli po e mposht Bodo/Glimtin.
Roma po fiton në shtëpi ndaj Slovan Bratislavës.
REZULTATET PAS PJESËS SË PARË:
Roma 2-0 Slovan Bratislava
Porto 0-0 PSV
Liverpool 2-2 Villarreal
Manchester City 2-0 AEK Athens
Napoli 2-1 Bodo/Glimt
PSG 1-0 Barcelona
Stuttgart 1-0 Atletico Madrid.