Lamine Yamal e arrin një rekord të jashtëzakonshëm, 200 ndeshje si profesionist në moshën 19-vjeçare
Lamine Yamal vazhdon të shkruajë histori në futbollin botëror. Ylli i Barcelonës ka arritur shifrën e 200 ndeshjeve si futbollist profesionist, në moshën vetëm 19-vjeçare.
Këtë rekord, talenti spanjoll e prek në përballjen ndaj PSG-së, duke konfirmuar ngritjen e tij të jashtëzakonshme në futbollin elitar.
Nga 200 ndeshjet e zhvilluara, 163 janë me fanellën e Barcelonës, ndërsa 37 me përfaqësuesen e Spanjës.
Shifrat dëshmojnë rëndësinë që Yamal ka fituar brenda një kohe të shkurtër, si te klubi katalanas, ashtu edhe te kombëtarja spanjolle.
Në një moshë kur shumë futbollistë janë ende në hapat e parë të karrierës, Yamal tashmë është një prej emrave kryesorë të Barcelonës dhe një nga talentet më të spikatura të futbollit botëror. /Zëri