Gjyqtari i kërkoi Cucurellas të ndërhynte te Güler: “Thuaji të mos e bëjë këtë”
Gjyqtari Mateo Busquets Ferrer i kërkoi Marc Cucurellas që t’i fliste Arda Gülerit, pasi futbollisti turk po debatonte me lojtarin e Sevillas, Peque, në një moment tensioni pas ndeshjes.
“Marc, thuaji Ardës të mos e bëjë këtë”, ishte kërkesa e gjyqtarit drejtuar Cucurellas, sipas pamjeve të publikuara nga Movistar+.
Ndeshja vazhdon të jetë në qendër të debatit për shkak të disa vendimeve të gjyqtarit. Një nga episodet më të diskutuara ishte bërryli i Gülerit ndaj Peques, për të cilin gjyqtari nuk e përjashtoi lojtarin e Real Madridit.
Polemika pati edhe për aksionin para golit të dytë të madrilenëve, kur Konaté u kap pas Robbie Ure të Sevillas, si dhe për penalltinë e akorduar ndaj Kylian Mbappés.
Fitorja 4-1 e Real Madridit, për rrjedhojë, u shoqërua me shumë diskutime rreth arbitrimit dhe përdorimit të VAR-it. /Zëri