Policia shpërndan me ujë dhe gaz lotsjellës protestuesit para Ministrisë së Arsimit

Situata para Ministrisë së Arsimit është e tensionuar. Policia e Shtetit ka ndërhyrë duke përdorur ujin me presion dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën e qytetarëve dhe studentëve që ishin mbledhur për të protestuar.

Policia ka bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve, teksa po hedh ujë në drejtim të protestuesve deri në “Rrugën e Durrësit. Disa protestues të tjerë më parë nisën një marshim.