Mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së, shqyrton Projektligjin për ndryshimet në buxhetin 2026

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) është mbledhur të hënën në Kuvendin e Kosovës.

Mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm para fillimit të takimit, pasi mbledhja është e mbyllur.

Sipas rendit të ditës, Komisioni pritet të shqyrtojë dhe miratojë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore të buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, si dhe Planin e Punës për sesionin vjeshtor të këtij viti. /EO