Blleki publikon albumin e tretë “Alcatraz” me dhjetë këngë të reja [video]

Në skenën muzikore shqiptare ka ardhur një tjetër shpërthim. Reperi i njohur BLLEKI rikthehet fuqishëm me albumin e tij të tretë, “ALCATRAZ”, duke sjellë një nga projektet më të zjarrta të këtij viti në hip-hopin shqiptar.

Ai nuk njeh ndalesë, nuk ndjek rregulla dhe nuk bën kompromise me stilin e tij.

BLLEKI po dëshmon se është një artist që ecën me ritmin e vet, duke sjellë vazhdimisht projekte që tërheqin vëmendjen e publikut.

Këtë herë, reperi ka vendosur ta ngrejë lojën në një tjetër nivel. “ALCATRAZ” vjen me 10 këngë, tituj provokues, energji të fortë dhe një identitet muzikor që premton të bëjë zhurmë të madhe.

10 këngë shpërthyese në një album ku gjeni këto këngë:

1. XIXA

2. ALCATRAZ

3. JETA JEM

4. WOW

5. MOSSAD feat. FESTIM

6. HOOLIGAN

7. MAVI

8. RREZIKANTI

9. A MU A PAREN

10. KITTY CAT

Vetëm titujt mjaftojnë për të kuptuar se BLLEKI ka ardhur e jo për të qëndruar në heshtje! “XIXA”, “MOSSAD”, “HOOLIGAN” dhe “RREZIKANTI” paralajmërojnë një atmosferë të fortë, ndërsa “JETA JEM” dhe “A MU A PAREN” zgjojnë kureshtjen për historitë që reperi mund të ketë zgjedhur të tregojë përmes muzikës.

Bashkëpunimi me FESTIM në këngën “MOSSAD” është një tjetër detaj që pritet të tërheqë vëmendje.