Kosova, pjesë e procesit të Peer Review të ENCASIA-s për sigurinë e aviacionit

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, më 13 dhe 14 tetor iu nënshtrua procesit të vlerësimit (Peer Review) nga Bashkimi Evropian në fushën e hetimit të aksidenteve ajrore, përmes panelit të Rrjetit Evropian të Autoriteteve për Hetimin e Sigurisë në Aviacionin Civil (ENCASIA).

Paneli i ENCASIA-s që qëndroi në Kosovë u udhëhoq nga Italia, ndërsa anëtarët e tjerë të delegacionit ishin nga Franca, Holanda, Luksemburgu dhe Islanda.

Republika e Kosovës është i vetmi shtet i Ballkanit Perëndimor pjesë e ENCASIA-s.

ENCASIA përbëhet nga autoritetet për hetimin e aksidenteve ajrore të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe katër shteteve me status vëzhgues: Norvegjisë, Islandës, Zvicrës dhe Kosovës.

Procesi i vlerësimit për sigurinë e aviacionit zhvillohet për të gjitha shtetet anëtare, në përputhje me standardet dhe metodologjinë e Bashkimit Evropian.