Vazhdon situata e tensionuar në “Rrugën e Durrësit”, protestuesit sulmojnë një bankë

Situata po vazhdon të jetë e tensionuar në "Rrugën e Durrësit", ku protestuesit janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit.

Gjatë tensioneve, disa prej protestuesve kanë sulmuar edhe një bankë të nivelit të dytë.

Protestuesit kanë filluar të godasin xhamat e jashtëm të bankës dhe gjithashtu kanë tentuar të shkulin pllakat, raporton tch.

Ndërkohë, policia vazhdon të shpërndajë tubuesit me ujë, ndërsa disa prej tyre janë shoqëruar. 

Media e njohur Associated Press është duke transmetuar LIVE protestën.