Mori ryshfet dhe keqpërdori pozitën, arrestohet një zyrtar i Komunës së Prishtinës

Një zyrtar i Komunës së Prishtinës është arrestuar të martën nga Policia e Kosovës, shkruan Zeri.info.

Siç bëhet e ditur në raportin ditor, ai dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar” dhe “Marrje e ryshfetit”.

Policia në raportin ditor bën të ditur se hetimet për të njëjtin kishin filluar më 3 tetor të këtij viti dhe pas arrestimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar & Marrje e ryshfetit

Prishtinë 03.11.2025 – 15:00. Lidhur me rastin, më 13.10.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, zyrtar në Komunën e Prishtinës dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Zëri